×
Monday, January 13, 2025

Italia kërkon ndihmën e BE-së në luftën kundër koronavirusit

March 13, 2020


Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk duhet të nxjerrë pengesa, përkundrazi duhet të ndihmojë vendin e tij i cili po kalon një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit të ri.

Mattarella në një deklaratë me shkrim ka përmendur pritshmëritë e Italisë nga BE-ja.

“Përvoja e Italisë kundër përhapjes së Covid-19 me shumë mundësi do të jetë e dobishme për të gjitha vendet e BE-së. Për këtë arsye, me të drejtë presim që të paktën të mos pengohen nismat e solidaritetit në kuadër të interesit të përbashkët”, tha Mattarella duke vënë theksin se Italia po kalon në një situatë të vështirë.

Siç raporton Rai News24, deklarata e Mattarella-s ka ardhur pasi shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagarde tha se nuk është detyrë e BQE-së për të ulur interesin e bonove qeveritare 10 vjeçare të Italisë.

Ndërkohë qeveria italiane e cila po kalon ditë të vështira për shkak të koronavirusit, njoftoi ndarjen e një burimi prej 25 miliardë eurosh në luftën kundër kësaj krize. Për shkak të kësaj krize, Italia kërkon nga BE-ja feksibilitet buxheti.

Numri i të vdekurve nga epidemia e koronavirusit që shpërtheu tre javë më parë në Itali ka arritur në 1.016, ndërsa numri i të prekurve në 15.113 persona.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments