×
Tuesday, January 26, 2021

“Italia do të rimëkëmbet vetëm me reforma të drejta”

November 28, 2020

Reformat janë baza për rimëkëmbjen. Vetëm me reforma të drejta, Italia mund të garantojë që “Gjenerata e Ardhshme e BE” (NextGenerationEU) t’i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve të saj, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Po mendoj, për shembull, për reformat që parashikojnë përshpejtimin e sistemit gjyqësor dhe administratës publike, një aspekt thelbësor për të tërhequr investimet dhe për të rritur besimin në sektorin publik”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një fjalimnë Universitetin Bocconi.

“Por gjithashtu, më e rëndësishme akoma është të garantojmë të rinjtë italianë për mundësinë e gjetjes së një pune të dobishme”, shtoi ajo.

“Gjenerata e ardhshme e BE-së (fondi i rimëkëmbjes) do të sjellë një valë investimesh publike të pazakonta në ekonominë italiane, por kjo vetëm nëse Italian hyn në lojë, me një vullnet për reforma dhe një qasje strategjike për investime”, shtoi ajo.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për