Inter shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të
May 4, 2026
Inter ka siguruar titullin kampion në Serie A, pas fitores 2-0 ndaj Parma në javën e 35-të.
Zikaltërit zhbllokuan ndeshjen në fundin e pjesës së parë, kur Marcus Thuram realizoi në minutën 45+1, duke i dhënë avantazhin skuadrës.
Në pjesën e dytë, Inter vazhdoi dominimin dhe vulosi fitoren në minutën e 80-të me golin e Henrikh Mkhitaryan.
Me këtë sukses, Inter arrin në kuotën e 82 pikëve dhe kryeson renditjen, duke u shpallur zyrtarisht kampion i Italisë për herë të 21-të në histori. Ndërkohë, Parma mbetet në mesin e tabelës me 42 pikë.
Ky triumf rikthen Interin në majën e futbollit italian, duke kurorëzuar një sezon të dominuar nga fillimi deri në fund.







