Mbi 48 mijë emigrantë janë kthyer nga Ceuta në Marok

31 Jul 2026 20:46
Shpërndaje:

Mbi 48 300 nga rreth 50 mijë emigrantët që hynë nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës janë kthyer tashmë, bëri të ditur një zyrtar i qeverisë spanjolle.

“Shumica e personave që hynë dje janë rikthyer tashmë në Marok. Situata po rikthehet drejt normalitetit”, tha zyrtari.

Sipas tij, fluksi i emigrantëve mund të lidhet me një vendim të fundit të një gjykate spanjolle, i cili kufizon përdorimin e procedurës së kthimit të menjëhershëm të emigrantëve të parregullt.

Reklamë Ola

Ndërkohë, Komisioni Europian deklaroi se nuk ka lëvizje të mëtejshme të emigrantëve drejt Europës kontinentale apo vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian, duke theksuar se situata po monitorohet nga afër.