Inteligjenca amerikane: Putin do ta vazhdojë luftën me çdo çmim
Një vlerësim i kohëve të fundit i inteligjencës amerikane paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin është më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën në Ukrainë dhe për të triumfuar në fushën e betejës, sipas një zyrtari të lartë amerikan dhe një zyrtari të lartë të Kongresit amerikan, shkruan “NBC News”.
Raporti thekson se, me gjithë humbjet e mëdha të ushtrisë ruse dhe një krizë ekonomike në rritje në vend, Putin ka marrë një qasje edhe më agresive.
Objektivat e tij përfshijnë justifikimin e humbjeve katastrofike të mëparshme, marrjen e territoreve shtesë në Ukrainë dhe konsolidimin e kontrollit mbi zona strategjike.
Sipas “The Economist” nga ana tjetër, me ritmin aktual të ofensivës ruse, kapja e plotë e Donbassit dhe rajoneve të tjera pjesërisht të okupuar mund të zgjasë deri në vitin 2030.
Që nga maji, kur Rusia nisi një ofensivë të re në shkallë të gjerë, ajo ka marrë vetëm 0.4% të territorit ukrainas, pa arritur ndonjë fitore të rëndësishme.







