Hollandë, rihapen shkollat pas dy muajve në izolim nga koronavirusi
Pas dy muajve në izolim, shkollat fillore mirëpritën nxënësit të cilët u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për dy muaj, si pjesë e masave për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).
Shkollat, bibliotekat dhe bizneset, përfshirë dhe parukeritë u lejuan të rihapen sot në Holandë me kusht respektimin e masave për të zbatuar distancën sociale.
Disa parukeri hapën dyert e tyre në mesnatë për të mirëpritur klientët e tyre.
Antoinette van Zalinge, drejtoresha e shkollës fillore publike “De Notenkraker” në Amsterdam, ishte veshur solemnisht për mikpritjen e nxënësve, të cilët kaluan mbi një tapet të kuq për t’u rikthyer në klasat e tyre.
Në Holandë deri më tani janë konfirmuar më shumë se 42 000 raste me koronavirus ndërsa kanë humbur jetën 5 459 persona.
Eunews.al