Greqia dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
May 7, 2025
Greqia dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshje të partneritetit strategjik që synon të thellojë koordinimin politik dhe fuqizimin e stabilitetit në Mesdheun Lindor.
Rëndësia e marrëveshjes theksohet nga fakti se për firmosjen e saj në Athinë ka qenë i pranishëm Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi që ka cilësuar se Egjipti është i vendosur të vendosë partneritetin me Greqinë që bazohet mbi respektin reciprok.
Një aspekt i këtij bashkëpunimi është edhe linja e interkonjeksionit GREGY që i mundëson edhe Europës që askesojë energji të erës dhe diellore me kosto të ulët.
Të dya drejtuesit kanë rënë dakord që zbatojnë një marrëveshje dypalëshe për punësimin përmes së cilës do të rekrutohen punëtorë sezonalë nga Egjipti.







