×
Sunday, March 23, 2025

Gjermania gati të presë pacientë italianë të prekur me COVID-19

March 23, 2020


Gjashtë pacientë me Covid-19 do të transferohen nga Lombardia në Saksoni. Kjo është ajo që Gjermania ka ofruar të bëjë në ndihmë të popullit italian.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori Michael Kretschmer. Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar me koronavirus në spitalet e tyre.

Landi gjerman i Saksonisë do të marrë gjashtë pacientë pozitivë me Covid-19 nga Italia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij. Michael Kretschmer tha se ai iu përgjigj në këtë mënyrë kërkesës nga Italia. “Është një sinjal shumë i rëndësishëm që edhe ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët”, tha ai. Ndërsa është hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE shkruan TG.com 24.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi.

Në traktatin e miqësisë së Aachen (një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë) ekziston gjithashtu një i mbështetjes së ndërsjellë në sektorin e shëndetësisë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments