×
Wednesday, October 22, 2025

Gjermania blen raketa izraelite Spike në një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh

October 21, 2025


Gjermania ka firmosur një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh për blerjen e raketave antitank Spike, të prodhuara nga kompania izraelite Rafael, raporton Haaretz.

Sipas gazetës izraelite, kontrata është nënshkruar përmes sipërmarrjes evropiane EuroSpike, që bashkon kompaninë Rheinmetall dhe Diehl nga Gjermania, ndërsa 20% e aksioneve zotërohen nga kompania Ercas B.V., e cila është në pronësi të plotë të Rafael.

Marrëveshja përfshin jo vetëm furnizimin me raketa, por edhe mirëmbajtjen afatgjatë të sistemit.

Në një përgjigje zyrtare ndaj një pyetjeje parlamentare, qeveria gjermane ka konfirmuar se vetëm gjatë vitit 2025 janë blerë armë dhe pajisje ushtarake izraelite në vlerë prej 315 milionë eurosh, përjashtuar kontratën e Spike – shumë më e lartë se shpenzimet e katër viteve të mëparshme të marra së bashku.

Sipas Haaretz, Berlini ka vazhduar të blejë armatime dhe pajisje me përdorim të dyfishtë nga Izraeli, pavarësisht presionit diplomatik ndaj qeverisë izraelite për shkak të politikave të saj dhe konfliktit të vazhdueshëm në Gaza.

Ky tension arriti kulmin në gusht, kur kancelari Friedrich Merz ndaloi eksportin e armëve që mund të përdoren nga Izraeli në atë konflikt.




Comments are closed.