×
Friday, October 11, 2024

Gjermani, rritet numri i të infektuarve me COVID-19 pas heqjes së masave kufizuese

April 28, 2020


Shpejtësia me të cilën po përhapet coronavirus në Gjermani ka pësuar një rritje pas lehtësimit të masave kufizuese.

Autoritetet thonë se faktori “R”, i cili mat mesataren e transmetimit të sëmundjes nga personat e infektuar, është tashmë pranë limitit të objektivit të tyre.

Në 20 prill kjo shifër u regjistrua me 0.7, ndërsa sot, sipas kreut të Institutit Robert Koch, Lothar Wieler është 0.96.

Autoritetet kanë thënë se duan ta mbajnë faktorin “R” nën shifrën 1, në mënyrë që pandemia të jetë e përballueshme nga sistemi shëndetësor i vendit.

Korrespondentja e Euronews Jona Kallgren thotë se qeveria po pret konfirmimin e një dukurie të tillë përpara se të shpallë masa të reja.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments