×
Saturday, June 3, 2023

Francë, Kulla Eiffel rihapet për publikun më 25 qershor

June 9, 2020



Kulla Eiffel do të rihapet për publikun nga 25 qershori, pas tre muajsh mbyllje dhe vetëm deri në katin e dytë, njoftoi sot kompania operative e monumentit.

“Pas më shumë se tre muaj mbyllje në kuadër të pandemisë së COVID-19, mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, Kulla Eiffel do të rihapet për publikun më 25 qershor 2020 në 10 të mëngjesit”, shkroi ajo në faqen e saj të internetit.

Sipas kompanisë operative, do të jetë e detyrueshme vënia e maskave nga 11 vjeç e sipër, do të përdoren vetëm shkallët, numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar në parmakë e kate, si edhe do të përcaktohet një drejtim lëvizjeje.

Kulla Eiffel, e ndërtuar në vitin 1889 nga Gustave Eiffel, pret pothuajse 7 milionë vizitorë në vit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments