×
Wednesday, May 25, 2022

Francë, “jelekët e verdhë” në javën e 63 të protestave

January 26, 2020

Sërish “Jelekët e verdhë” protestuan nëpër rrugët e Francës kundër politikave të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.

Vazhdojnë në javën e 63-të protestat e “Jelekëve të verdhë” të cilat filluan si reagim kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe kushteve të këqija ekonomike por që më pas u kthyen në protesta kundër qeverisë së Macronit.

Protestuesit të cilët u mblodhën në sheshin “Mireille-Havet” në Paris marshuan për në lagjen Villiers. Protesta u mbajt nën masa intensive sigurie dhe përfundoi pa incidente.

Ndërkohë, gjatë protestave në Toulouse ka patur tensione mes protestuesve dhe policisë, ku më pas forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës.

Gjithashtu protesta janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të vendit.

Policia franceze ashtu si në javët e mëparshme ka ndaluar zhvillimin e protestave në zonën përreth bulevardit Champs-Elysees, një nga simbolet më të rëndësishme të Parisit, përreth katedrales Notre-Dame e cila u dëmtua masivisht nga një zjarr në prill të vitit të kaluar si dhe përreth Parlamentit kombëtar dhe rezidencës Elysee.

Protestat e “Jelekëve të verdhë” filluan më 17 nëntor 2018. Që nga fillimi i protestave e deri më sot si pasojë e ndërhyrjes së policisë 11 persona kanë humbur jetën, 26 kanë humbur syrin, 5 personave u është këputur dora ndërsa rreth 500 të tjerë janë plagosur.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments