Ferit Hoxha njofton takim të rëndësishëm ministror për Ukrainën në Shqipëri
Tiranë do të mirëpresë në muajin qershor një takim të rëndësishëm ministror në mbështetje të Ukrainë, duke konfirmuar rolin e saj në rritje në diplomacinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ndau detaje nga takimi me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha.
Gjatë këtij takimi, Hoxha ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Shqipëri për Ukrainën në përballjen me agresionin rus, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar në këtë periudhë të tensionuar.
Përveç çështjeve të sigurisë, bisedimet u fokusuan edhe në rrugëtimin e të dy vendeve drejt Bashkimi Evropian. Të dy ministrat theksuan nevojën për të ruajtur ritmin e reformave dhe për të avancuar procesin e integrimit evropian.
“Shkëmbyem pikëpamje mbi rrugëtimin tonë respektiv drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizuam rëndësinë e ruajtjes së ritmit për procesin e anëtarësimit evropian të të dy vendeve,” u shpreh Hoxha.
Diskutimi përfshiu gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe planet për bashkëpunim të mëtejshëm, ku një nga pikat kryesore ishte organizimi i takimit ministror në qershor në Tiranë.
Ky ministerial pritet të shërbejë si një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.







