×
E diel, 17 Janar, 2021

Di Maio: Krishtlindje në shtëpi për mënjanimin e valës së tretë COVID-19

9 Dhjetor, 2020

Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve pritet që rreth 15 milionë italianë do të udhëtojnë në destinacione të ndryshme, pra niveli i kontaktit midis njerëzve do të rritet në mënyrë dramatike dhe, nëse duam të shmangim një valë e tretë duhet të qëndrojmë në shtëpi, deklaroi ministri Jashtëm italiane, Luigi Di Maio në emisionin ”Porta a Porta”.

”Unë gjithashtu nuk do të shkoj në familjen time në Kampania”, shtoi ai.

“Nëse të gjithë i respektojmë rregullat, vala e tretë nuk do të vijë. Unë e di që të moshuarit janë vetëm, por është shumë e rrezikshme të takohemi”, paralajmëroi ministri.

“Po përjetojmë një film të parë tashmë në valën e parë, ekzistojnë rregulla, rajonet janë ndarë sipas rrezikshmërisë, jo të bëjmë si të duam”, shtoi Di Maio duke komentuar mbi vendimin e kryetarit të bashkisës së Abruzzos, i cili kërkon të kalojë nivelin e alarmit nga e kuqja në portokalli dy ditë përpara afatit.

“Problemi nuk është rajoni ose kryetari i bashkisë. Problemi është menaxhimi i shtetit dhe precedentët që krijohen. Ne nuk jemi të lumtur për të mbajtur dyqane të mbyllura ose të pengojmë njerëzit të shohin të dashurit e tyre. Por, ne e dimë se çfarë kostosh janë, mijëra jetë njerëzish”, theksoi ministri Di Maio.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për