×
Saturday, April 19, 2025

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në Itali, Soreca: Gjest i shkëlqyer solidariteti

April 20, 2020


Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar në “Twitter” në lidhje me dërgimin e 60 infermierëve në Itali, për të ndihmuar për situatën nga koronavirusi.

Soreca shprehet se dërgimi i infermierëve në shtetin fqinj për të ndihmuar në këtë kohë pandemie, është është një gjest solidariteti nga ana e Shqipërisë.

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga #Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në #Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër #COVID19. Solidariteti është në zemër të vlerave të #BE.

Faleminderit shumë Shqipëri!, shkruan Soreca.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments