×
Monday, February 17, 2025

Dendias dhe Cavusoglu diskutojnë marrëdhëniet mes dy vendeve

November 8, 2020


Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu, njoftoi Ministria e Jashtme greke.

“Në një thirrje telefonike më herët sot, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu, diskutuan kushtet që do t’u mundësojnë atyre të takohen sërish në një të ardhme të afërt”, shkroi ajo në Twitter.

Sipas burimeve diplomatike, iniciativa erdhi nga ministri i Jashtëm turk dhe Dendias përsëriti qëndrimin e pandryshueshëm të Greqisë se nuk mund të ketë arsye për dialog përsa kohë që veprimet provokuese të Turqisë vazhdojnë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments