×
E shtunë, 16 Janar, 2021

Debati/ Cilët duhet të vaksinohen të parët kundër COVID-19?

24 Nëntor, 2020

Nëse libri i natyrës është shkruar në gjuhën e matematikës,siç deklaroi dikur Galileo, pandemia Covid-19 e ka sjellë atë për matematikanët e botës, të cilët kanë qenë shumë aktivë që nga përhapja e shpejtë e koronavirusit.

Deri më tani gjatë, ata janë përfshirë në gjithçka, nga zbulimi sesa ngjitës është koronavirusi i ri, sa larg duhet të qëndrojmë nga njëri-tjetri, për sa kohë një person i infektuar mund të transmetojë virusin tek dikush tjetër, si një lloj i vetëm virusi u përhap nga Evropa në SHBA, dhe si të“rrafshohet kurba” për të shpëtuar qindra mijëra jetë.

Për momentin, shumë prej tyre janë duke u marrë me një fushë kërkimore veçanërisht urgjente:modelimin e shpërndarjes së vaksinës. Meqë sasitë e vaksinave anti-Covid në fillim do të jenë të kufizuara, vendimet se kush do i marrë dozat e para, mund të shpëtojnë dhjetëra mijëra jetë.

Por të kuptosh sesi duhen shpërndarë vaksinat tek grupet e duhura dhe në kohën e duhur,është “një problem shumë kompleks”, thotë Eva Li, drejtoreshë e Qendrës për Kërkime Operacionale në Mjekësi dhe Kujdesin Shëndetësor në Institutin e Teknologjisë në Xhorxhia.

Li ka modeluar strategjitë e shpërndarjes për vaksinat kundër Zikas, Ebolës dhe gripit, dhe tani po punon për shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.

“Koronavirusi është shumë më infektues dhe më vdekjeprurës se sa gripi. Ne nuk jemi sfiduar kurrë më parë në këtë formë nga një virus”- thotë ajo. Hauard Forman, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Jeilit, thotë se hera e fundit që bëmë vaksinimin masiv me vaksina krejtësisht të reja, ishte ndaj sëmundjeve të lisë dhe poliomelitit.

“Po shkelim në një terren të panjohur. Të gjitha vaksinat e tjera të dekadave të fundit ose janë testuar për vite me radhë, ose janë futur në përdorim shumë ngadalë”- deklaron ai. Për shkak se Covid-19 është veçanërisht vdekjeprurës për ata që janë mbi 65 vjeç, dhe ata që kanëprobleme të tjera shëndetësore si mbipesha, diabeti ose astma, duhet të kenë prioritet.

Por nga ana tjetër, fakti që ai është përhapur me shpejtësi dhe gjerësisht nga të rriturit e shëndetshëm në moshë të re, dhe që kanë më shumë gjasa të shërohen, ka bërë qëmatematikanët të përballen me dy prioritete konfliktuale me njëra-tjetrën gjatë modelimit të shpërndarjes së vaksinave anti-Covid:A duhet të parandalojmë më parë vdekjet apo transmetimin e ngadaltë?

Konsensusi në mesin e shumicës së modeluesve, është që nëse qëllimi kryesor është ulja e niveleve të vdekshmërisë, zyrtarët duhet t’i japin përparësi vaksinimit të atyre që janë më të moshuar, dhe nëse duan të ngadalësojnë transmetimin e virusit, ata duhet të synojnë më të rinjtë.

“Pavarësisht se çfarë mund të bësh, do të kesh të njëjtën përgjigje. Në fillim do vaksinosh të moshuarit për të parandaluar vdekjet, dhe pastaj do kalohet tek grupe e tjera, më të shëndetshme ose në popullatën e përgjithshme”-thotë epidemiologu i Universitetit të Harvardit Mark Lipsit.

Një studim i fundit,ndërtoi një model se si Covid-19 ka të ngjarë të përhapet në 6 vende – SHBA, Indi, Spanjë, Zimbabve, Brazil dhe Belgjikë – dhe arriti në përfundimin se nëse synimi kryesor është ulja e shkallës së vdekshmërisë, të rriturit mbi 60 vjeç duhet të kenë përparësi për vaksinimin të parët në radhë.

Shumica e modeluesve pajtohen se “gjithçka që dimë mbi koronavirusin po ndryshon me shpejtësinë e dritë”, siç shprehet edhe matematikania Laura Matrajt, bashkëpunëtore kërkimore në Qendrën Kërkimore të Kancerit “Fred Hutchinson”.

Deri më tani, studimi ka sjellë disa rezultate të habitshme. Për shembull, ndërsa fëmijët kanë zakonisht përparësi për vaksinat e gripit, ekspertët thonë se ata duhet të kenë një prioritet më të ulët për vaksinat Covid-19, pasi deri më tani nuk kanë qenë përhapësit kryesorë të virusit.

Për të modeluar shpërndarjen e vaksinave, matematikanët duhet të ndërtojnë formula që pasqyrojnë stilin e jetës njerëzore dhe ndërveprimet tona komplekse, duke përdorur të dhëna si strehimi dhe statusi socio-ekonomik, zakonet e përditshme, mosha dhe rreziqet shëndetësore.

Por së pari ata përcaktojnë se sa ngjitës është virusi. Ajo përfaqëson numrin e njerëzve, tek të cilët një person i infektuar mund të pritet që ta transmetojë infeksionin. Modelimi ka edhe sfida të panumërta praktike. Për shembull disa nga vaksinat janë në 2 doza, apo duhen transportuar në temperatura shumë të ulëta.

Ekziston gjithashtu problemi i efikasitetit të vaksinës. A do të sigurojë një vaksinë e caktuar një imunitet i fortë, dhe në të gjitha grupet? Apo vetëm kryesisht kohëzgjatjen e infeksionit dhe do të zvogëlojë simptomat, gjë që sërish do të ishte me vlerë të madhe në uljen e vdekshmërisë si dhe transmetimit? Së fundmi, ekziston edhe pyetja shqetësuese se sa mund të zgjasë imuniteti pas infektimit. / Technology Review 

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për