×
Thursday, April 18, 2024

COVID-19/ Vetëkarantinohet kryeministri spanjoll Sanchez

December 17, 2020


Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është vetëkarantinuar për shkak të kontaktit kohët e fundit me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili rezultoi sot pozitiv me COVID-19.

Sanchez dhe Macron darkuan së bashku në Pallatin Elysee të hënën, në shoqërinë edhe të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCDE), Angel Gurria.

Dreka private u zhvillua për të festuar 60-vjetorin e OCDE-së.

Mediet spanjolle njoftuan se menjëherë pas rezultatit pozitiv të Macron, Sanchez i tha mbretit se nuk do të merrte pjesë në asnjë ngjarje zyrtare dhe se do të vetëkarantinohej për një javë

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments