×
Tuesday, April 13, 2021

COVID-19, Franca përjashton izolimi e detyruar për të moshuar

November 8, 2020

Franca përjashtoi sot masën e një izolimi të detyruar të të moshuarve, si mënyrë për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19.

“As që bëhet fjalë që të kemi një izolim të detyruar për të moshuarit”, siguroi zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, gjatë një programi të transmetuar nga radioja “Europe1”, e përditshmja “LesEchos” dhe kanali televiziv “Cneës”.

“Së pari, sepse, nga ana etike, do të ishte objektivisht e ndërlikuar. Së dyti, sepse nganjëherë do të thotë të injorosh situatën e shumë të moshuarve, që nuk jetojnë vetëm dhe të cilët ndonjëherë jetojnë me disa breza të së njëjtës familje, në të njëjtën banesë”, shtoi ai.

Zëdhënësi vuri në dukje, gjithshtu, se 30% e të shtruarve aktualisht në kujdes intensiv janë nën 60 vjeç.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për