×
Wednesday, March 22, 2023

Cakaj jep dorëheqjen, Rama emëron Olta Xhaçkën ministre të Jashtme dhe Niko Peleshi Ministër të Mbrojtjes

December 29, 2020




Kryeministri Edi Rama ka emëruar sot Olta Xhaçkën në detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, pas dorëheqjen së ministrit në detyrë Gent Cakaj.

Ndërsa në postin e ministrit të Mbrojtjes, Rama emëroi Niko Peleshin.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”, u shpreh Rama.

“Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e Mbrojtjes”, theksoi Rama.

Eunews.al 

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments