Borrell: Sanksionet e BE-së ndaj Bjellorusisë të bllokuara nga Qipro
September 21, 2020
Bashkimi Europian nuk arriti sërish të miratojë sanksionet, që synojnë personat e përfshirë në mashtrim dhe shtypje zgjedhore në Bjellorusi, për shkak të mosmarrëveshjes së vendeve anëtare në një takim të ministrave të Jashtëm në Bruksel.
“Edhe pse ka një vullnet të qartë për t’i miratuar ato sanksione, nuk ishte e mundur të bëhej sot, sepse nuk u arrit unanimiteti i kërkuar”, tha kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Qiproja nuk është kundër sanksioneve ndaj Bjellorusisë, por nuk mendon se duhet të shtojë votën e saj për t’i bërë ato të mundshme”, shtoi ai.
Kryediplomati europian theksoi se ende ishte në diskutim nëse emri i presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, do të ishte apo jo në listën e sanksioneve.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments







