×
E diel, 17 Janar, 2021

Bjellorusi, opozita vijon protestat kundër presidentit Lukashenko

15 Nëntor, 2020

Mbështetësit e opozitës bjelloruse kanë dalë sot në rrugë për një manifestim tjetër kundër presidentit, Aleksandre Lukashenko, në sfondin e nervozizmit pas vdekjes së një opozitari që ishte arrestuar nga policia.

Forcat e sigurisë kanë filluar shpërndarjen e manifestimit në Minsk, pothuajse menjëherë pas fillimit në orën lokale 12:00 (09:00 GMT) duke përdorur granada shurdhuese dhe gaz lotsjellës, sipas medias lokale.

Sipas organizatës bjeloruse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Viasna, të paktën 11 persona janë arrestuar nga policia, mes të cilëve bëjnë pjesë dhe gazetarë.

Para manifestimit, rreth pesëmbëdhjetë stacione metro ishin mbyllur dhe rrjeti celular ishte ndërprerë, sipas një gazetari.

Kjo demonstratë vijon atë të së premtes, kur mijëra njerëz protestuan në shenjë nderimi për një kundërshtar i cili humbi jetën pas arrestimit të tij në këtë vend i tronditur nga një valë e paparë proteste që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 9 gushtit.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për