Bjellorusi, Lukashenko refuzon rivotimin për zgjedhjet presidenciale



Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko hodhi poshtë sot kërkesat për një rivotim të zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale që kanë shkaktuar një valë protestash antiqeveritare.
Protestuesit, përfshirë punëtorët grevistë të fabrikave shtetërore, pretendojnë se autoritetet elektorale ndryshuan rezultatet për t’i dhënë Lukashenkos një fitore dërrmuese me më shumë se 80% të votave.
Lukashenko, 65 vjeç, ka udhëhequr ish-republikën sovjetike në Europën Lindore, midis Rusisë dhe shtetit anëtar të BE-së, Polonisë, për një çerek shekulli.
“Askush nuk duhet të presë që të më bëjë presion për të bërë diçka”, tha Lukashenko.
Ushtria bjelloruse ka njoftuar se do të zhvillojë manovra masive afër kufirit të shtetit anëtar të NATO-s, Lituani, nga e hëna deri të enjten.
Rusia, aleatja më e ngushtë e Bjellorusisë, është zotuar të mbështesë ushtrinë bjelloruse nëse është e nevojshme.

