×
Wednesday, October 22, 2025

Begaj me ambasadoren e re të Vietnamit: Do mirëprisnim rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

October 22, 2025


Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.




Comments are closed.