×
Tuesday, May 20, 2025

BE publikon detajet e konferencës ndërkombëtare të donatorëvë në ndihmë të Shqipërisë

February 5, 2020


Bashkimi Europian do të organizojë një konferencë ndërkombëtare donatorësh më 17 shkurt në Bruksel për të mbështetur përpjekjet për rikonstruktime në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që shkatërroi mijëra banesa në fund të nëntorit. Në një njoftim të publikuar në faqen e internetit të Komisionit Europian u dhanë më shumë detaje për konferencën.

Njoftimi konfirmoi se Bashkimi Europian, shtetet anëtare, partnerë të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të shteteve të tjera si dhe organizata ndërkombëtare dhe institucione financiare ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bankën Botërore, do të jenë pjesë e kësaj konference.

Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” (Together for Albania) do të nisë në orën 14:30.

Presidentja e Komisionit Europian, Znj. Urusla von der Leyen do të kryesojë konferencën së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama.

Në fillim të konferencës do të prezantohet një llogaritje e të gjitha nevojave post-katastrofike (PDNA) dhe më pas do të vijojë një konferencë për shtyp.

Më 26 nëntor 2019, një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi Shqipërinë duke sjellë shkatërrimin e shumë infrastrukturave publike dhe private si dhe la pas 51 viktima, 1000 persona të lënduar dhe rreth 14,000 persona të cilët kanë zhvendosur përkohësisht vendbanimin e tyre.

Mijëra godina kanë pësuar shembje serioze, duke përshirë këtu shkolla dhe spitale.

Ekipe të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në Shqipëri nga Mekanizmi i Bashkimit Europian për Mbrojtjen Civili pas kërkesës së Qeverisë së Shqipërisë, së bashku me inxhinierë strukturorë dhe ndihma të tjera nga shtetet anëtare të BE dhe partnerë të tjerë të rajonit.

Ekipi i Mbrojtjes Civile të BE qëndroi në Shqipëri nga 27 nëntori deri më 20 dhjetor dhe koordinoi përgjigjen ndërkombëtare.

Komisioni Europian njoftoi një ndihmë prej 15 milionë eurosh për rindërtimin e godinave prioritare publike, gjatë takimit të parë në dhjetor. Gjithashtu përgjatë dhjetorit është krijuar një llogaritje e nevojave post-katastrofike nga Bashkimi Europian, OKB dhe Banka Botërore e cila do të finalizohet përpara konferencës.

Kjo llogaritje është e nevojshme për konferencën pasi do të shërbejë si bazë për përpjekjet e rikonstruktimit dhe rehabilitimit që pritet të pasojnë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments