Trump pret Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

27 Jul 2026 21:57
Shpërndaje:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë të martën në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në dy takime të ndara që do të fokusohen te lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Netanyahu do të diskutojnë konfliktin me Iranin, përparimin e negociatave me Libanin, si dhe përpjekjet për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.

Presidenti amerikan pranoi se ai dhe Netanyahu nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Iranin, por theksoi se marrëdhëniet mes tyre mbeten të forta.

Reklamë Ola

“Kemi një ndryshim të vogël, por jemi shumë afër”, u tha Trump gazetarëve.

Në takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, fokusi pritet të jetë procesi i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Reklamë InterMedika

“Tani është koha për t’i dhënë fund luftës”, citohet të ketë thënë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët gjatë ditës, Trump minimizoi pretendimet e Zelenskyyt se Rusia po i furnizon Iranit informacione mbi bazat ushtarake amerikane.

“Nuk mendoj se e kanë bërë këtë, sigurisht jo në një nivel të lartë”, deklaroi presidenti amerikan.

Pas takimeve në Shtëpinë e Bardhë, si Netanyahu ashtu edhe Zelenskyy pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore të senatorit amerikan Lindsey Graham, që do të zhvillohet në Uashington.