×
Wednesday, January 22, 2025

BE propozon samit për turizmin

April 21, 2020


Komisioneri Europian për Tregtinë e brendshme, Thierry Breton propozoi sot organizimin në shtator-tetor të një samiti europian për turizmin, një sektor i goditur rëndë nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Ky sektor, kontributi i të cilit është rreth 10 deri në 11% e PBB-së së BE-së dhe përbën 121 % të punësimit, është bërë shumë i brishtë nga masat e kufizimit dhe kufizimi i udhëtimit.

Të mërkurën e kaluar, FMN paralajmëroi për rreziqet që kanë vendet e Jugut të zonës euro si Spanja, Italia, Portugalia, Greqia, ekonomia e të cilave varet fuqimisht nga turizmi.

Gjatë një videokonferencë para eurodeputetëve, komisioneri francez propozoi organizimin në shtator ose tetor, nëse situata shëndetësore e lejon atë, të një samiti europian të turizmit.

“Ky samit mund të mbahet gjithashtu edhe në qershor nëpërmjet një videokonference”, theksoi një zëdhënës i komisionerit.

“Qëllimi i këtij samiti do të jetë të reflektojmë së bashku dhe të krijojmë një udhërrëfyes drejt një turizmi europian të qëndrueshëm, inovativ dhe elastik”, theksoi Breton.

“Ideja është që të bashkohen aktorë institucionalë, autoritetet publike kombëtare, rajonale dhe lokale dhe aktorët industrialë, sipas zëdhënësit të Komisionerit.

Breton insistoi gjithashtu në mbrojtjen e kompanive europiane të sektorit që mund të lakmohet nga investitorët e huaj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments