×
Wednesday, October 15, 2025

BE: Nuk jemi gati të mbrohemi nga dronët rusë

October 14, 2025


Bashkimi Europian sot, gati katër vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë, në të cilën dronët kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol vendimtar, “nuk është gati” të mbrohet nga mjetet ajrore pa pilot, të cilat Rusia mund t’i lëshojë nga anijet kontejnerë në brigjet kudo në Europë. Kjo u theksua nga Komisioneri Europian i Mbrojtjes Andrius Kubilius, sot në Bruksel gjatë konferencës së pestë Evropiane për Sigurinë dhe Mbrojtjen, shkruan “eunews.it”.

“Tani, është koha për të përmbushur premtimet tona. Gjatë 10 muajve të fundit, ne kemi përgatitur terrenin për të arritur gatishmërinë mbrojtëse deri në vitin 2030. Ne duhet të jemi gati para vitit 2030, sepse Vladimir Putin do të jetë gati.

Ne e dimë se ku është Rusia tani dhe ku mund të jetë para vitit 2030. Rusia prodhon më shumë municione në tre muaj sesa të gjithë anëtarët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë evropianët, prodhojnë në një vit. Kjo është katër herë më shumë”, tha komisioneri lituanez.

“Në samitin e qershorit në Hagë, NATO, kujtoi Kubilius, “vendosi objektiva të reja aftësish për të gjitha shtetet anëtare, por duket se tani kemi vetëm 50% të aftësive që na nevojiten deri në vitin 2030”.




Comments are closed.