×
Wednesday, December 11, 2024

BE dhe SHBA bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit kundër COVID-19

March 28, 2020


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, biseduan përmes telefonit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Në një komunikatë të publikuar të shtunën nga BE-ja thuhet se Borrell dhe Pompeo janë pajtuar që ndihma mjekësore për vendet më të rrezikuara duhet të rritet me shpejtësi.

“BE-ja dhe SHBA-ja kanë kapacitet për të kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet ndërkombëtare për të trajtuar pandeminë”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Gjatë bisedës me Pompeon, Borrell po ashtu theksoi nevojën e ofrimit të informacioneve të sakta dhe transparente për qytetarët, në kohën kur janë duke u rritur shqetësimet dhe duke qarkulluar lajme të rreme për koronavirusin.

Pompeo, në llogarinë e tij në Twitter, tha se ka biseduar me Borrellin dhe se marrëdhëniet transatlantike “kanë rëndësi të madhe për shëndetin publik global dhe për avancimin e interesave të përbashkëta në Libi, Siri, Venezuelë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Secretary Pompeo@SecPompeo

Reaffirmed with EU High Representative @JosepBorrellF the U.S.-#EU relationship’s critical role in combating the #coronavirus. The Transatlantic relationship is crucial to global public health and advancing our shared interests in Libya, Syria, Venezuela, and the Western Balkans.1,49811:35 PM – Mar 27, 2020Twitter Ads info and privacy475 people are talking about this

Të premten është bërë e ditur se Departamenti amerikan i Shtetit ka ndarë afro 274 milionë dollarë fonde humanitare për të ndihmuar vendet e rrezikuara në luftën kundër koronavirusi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments