“Bardhi duhej të ishte në Konferencën e Kryetarëve”, Balla ironizon opozitën: I kemi dhënë fund hyrjeve nga dritarja
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se opozita duhet të sjellë emrat për Komisionet Parlamentare.
Ai tha se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi duhet të ishte prezent në mbledhjen e sotme, pasi ishte përjashtuar vetëm nga seancat plenare.
“7 kryetar dhe 7 nënkryetar i takojnë opozitës. Emrat duhet të kenë ardhur, pasi duhet të kalojnë në Konferencë të Kryetarëve. Në rast se nuk i sjellin, në aspektin procedural komisioni quhet i konstituar, kur shumica është prezent.
Mbledhja mund të iniciohet me ¼ e firmave të anëtarëve. Kemi pasur një diskutim sot në seancë.
Nga ana e Gjekmarkajt, u ngrit shqetësimin se pse nuk ishte prezent kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi. Ai u përjashtua nga seancat plenare, por jo nga Konferenca e Kryetarëve.
Ai nuk mund të përjashtohet nga mbledhjet e komisioneve, pasi kështu i kemi dhënë fund dhe hyrjeve nga dritarja.”, tha ai.







