×
Saturday, July 11, 2026

Balla inspekton punimet në rrugën “Pjetër Bogdani”: Transformimi i Tiranës nuk ndalet, nis faza e re e investimeve publike

July 11, 2026


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla ka deklaruar nga Njësia 5 se transformimi i kryeqytetit vijon me ritme të larta, teksa ka nisur një fazë e re investimesh publike që do të përmirësojnë infrastrukturën dhe hapësirat për qytetarët.

Gjatë inspektimit të punimeve për zgjerimin e rrugës “Pjetër Bogdani” e cila do të kthehet në pedonale, Balla theksoi se ndryshimi i Tiranës është rezultat i vizionit të Kryeministrit Edi Rama dhe se investimet do të vazhdojnë në çdo lagje të kryeqytetit.

“Tirana nuk do të ndalet. Transformimi filloi falë vizionit të Edi Ramës. Tani kemi hyrë në një fazë të re punësh publike në kryeqytetin europian të Ballkanit”, u shpreh Balla.

Balla nënvizoi se zgjerimi i rrugës dhe shndërrimi i saj në një pedonale moderne ishte një domosdoshmëri, si për banorët ashtu edhe për bizneset që ushtrojnë aktivitet në zonë.

Sipas Ballës, investimi do të krijojë një hapësirë më funksionale dhe më të sigurt për këmbësorët, duke rritur njëkohësisht cilësinë urbane dhe duke i dhënë një tjetër impuls zhvillimit ekonomik të zones.




Comments are closed.