×
Friday, June 19, 2020

Balla bisedë me eurodeputetin Picula: Mbështetja e Parlamentit Europian në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE mbetet i pakushtëzuar

June 19, 2020

Balla bisedë me eurodeputetin Picula: Mbështetja e tij në rugëtimit drejt BE mbetet e pakushtëzuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një komunikim me eurodeputetit Tonino Picula, ku i shprehu mirënjohjen për paraqitjen në Parlamentin europian të raportit për Ballkanin Perëndimor, në vijim të Samitit të Zagrebit.

Sipas Ballës, Samiti i Zagrebit, ndonëse i zhvilluar në rrethana të vecanta, rikonfirmoi prespektivën europiane të rajonit tonë dhe e dedikuar për këtë zhvillim pozitiv dhe duke nxjerrë në pah këtë ngjarje të rëndësishme, ky raport e forcon mbështetjen e Parlamentit Evropian për procesin e zgjerimit.

Postimi i plotë i Taulant Balla:

Pata sot një komunikim, për t’i shprehur mirënjohjen mikut të Shqipërisë eurodeputetit Tonino Picula, për paraqitjen në Parlamentin europian të raportit për Ballkanin Perëndimor, në vijim të Samitit të Zagrebit. Mbështetja e tij personale, e socialistëve dhe demokratëve përgjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE të vendit tonë dhe të rajonit në tërësi, mbeten të pakushtëzuara dhe një aset i vyer.

Samiti i Zagrebit, ndonëse i zhvilluar në rrethana të vecanta, rikonfirmoi prespektivën europiane të rajonit tonë dhe e dedikuar për këtë zhvillim pozitiv dhe duke nxjerrë në pah këtë ngjarje të rëndësishme, ky raport e forcon mbështetjen e Parlamentit Evropian për procesin e zgjerimit.

Dokumenti i Parlamentit Evropian evidenton me meritë suksesin e Presidencës kroate për të rikthyer dinamizmin në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor dhe në këtë aspekt vendimi i marrë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut merr vemendjen e vecantë, si një nga arritjet më të prekshme dhe domethënëse gjatë kësaj Presidence. Megjithëse kjo nuk është një rezolutë specifike për Shqipërinë, përshendes njohjen e rëndësisë që ka vendimi për negociatat që sikurse evidentohet në raport, ndonëse i vonuar është i mirëpritur edhe nga Parlamenti Europian. Po ashtu edhe njohja e progresit të Shqipërisë në marrjen e këtij vendimi të merituar, na shton përgjegjësinë për të mos kursyer asnjë përpjekje për t’u ulur sa më parë në tryezën e bisedimeve.

Gjatë procesit të negocimit të rezolutës, ka pasur edhe qëndrime të ndryshme me atë të raporterit, pjesë kjo e demokracisë së brendshme dhe vlerës së votës në Parlamentin Evropian. Një nga këto amendamente, e propozuar nga grupi i partive popullore, që ka marrë mbështetje në një numër pak më të madh se gjysma e deputetëve të PE, i referohet dhe interpretimit të elementëve të vendimit të Këshillit për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Megjithë angazhimin tonë për të adresuar këto elementë dhe përtej detyrës së plotësimit të kushteve në Bruksel, nxitja politike e debatit nuk i shërben vendit.

Në dritën e metodologjisë së re të zgjerimit dhe vendimit të Këshillit ne presim këto ditë paraqitjen e kornizës negociuese për vendit tonë, që do të shërbejë si udhëzues për procesin e vështirë, por shpërblyes të bisedimeve të anëtarësimit, që do të mundësojnë realizimin e aspiratës tonë kombëtare për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Faleminderit Tonino Picula dhe të gjithë mbështetësve në Parlamentin Europian dhe në institucionet e tjera të BE, që jeni miqtë tanë në këtë udhëtim!

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për