×
Thursday, September 28, 2023

Autoritetet europiane përshpejtojnë aplikimin e shtetrrethimit anti COVID-19

October 24, 2020



 Autoritetet e Brukselit vendosën sot ta përshpejtojnë në orën 22:00 aplikimin e shtetrrethimit në vend, si edhe urdhëruan mbylljen e dyqaneve në 20:00 dhe ndalimin e aktiviteteve kulturore e sportive, duke filluar nga e hëna, njoftoi sot kreu i rajonit, Rudi Vervoort.

“Situata është shumë serioze”, shpjegoi ai gjatë një konference për shtyp, pas një takimi me kryetarët e 19 bashkive të kryeqytetit.

“Ne nuk do të dalim dot nga kjo situatë, nëse çfarë vendosim sot nuk fiton mbështetjen e popullsisë”, këmbënguli Vervoort.

Puna në distancë dhe vënia e maskës janë të detyrueshme.

Masat e vendosura sot do të zbatohen, gjithashtu, edhe për personelin e institucioneve ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve, efektet e masave do të jenë të dukshme në 10-15 ditë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments