Austri, restorantet dhe kishat do të rihapen në maj
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, theksoi se Austria synon të vazhdojë përpara me planet për të hapur të gjitha dyqanet në fillim të majit dhe restorantet nga mesi i majit, transmeton.
Austria lejoi hapjen e dyqaneve të vogla një javë më parë. Kurz të martën deklaroi se infeksionet e koronavirusit kanë vazhduar të bien, kështu që sipas tij qeveria mund të ecë përpara me planin e rihapjes që e ka të skicuar tashmë. Ai tha se qeveria do të rishikojë situatën në intervalet dyjavore, “në mënyrë që gjithmonë të ketë mundësinë të tërheq frenat e urgjencës nëse paraqitet nevoja për një gjë të tillë”.
Plani bën thirrje që dyqanet e mbetura, së bashku me shërbime të tilla si parukierët, të hapen në fillim të majit. Shkollat janë planifikuar të fillojnë me hapjen në maj dhe shërbimet fetare të rihapen më 15 maj. Qeveria e Austrisë gjithashtu planifikon të lejojë që industria e hotelierisë të rifillojë aktivitetet më 15 maj, me të gjithë personelin që kërkohet të mbajë maska. Po ashtu do të ketë kufizime edhe në numrin e klientëve të pranishëm.
Kurz këshilloi austriakët të cilët “para kohe” presin lirinë e pakufizuar për të udhëtuar nëpër Evropë. Ai tha se pushimet e tij verore do t’i kalojë në Austri, dhe “mund t’u rekomandojë austriakëve që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë”.