×
Sunday, May 31, 2026

Ambasada thirrje shtetasve amerikanë: Shmangni tubimet, disa situata mund të ndryshojnë 

March 19, 2022


 Ambasada e SHBA-së në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj të shmangin tubimet gjatë ditës së sotme ku do të mbahet protesta kundër rritjes së çmimeve.

Sipas ambasadës,ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit.

“Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Dëshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, do ketë devijime qarkullimi dhe bllokim të akseve rrugore. Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë shesheve publike dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës”, paralajmëron ambasada.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.




Comments are closed.