Aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush mbërrin në Lindjen e Mesme
Aeroplanmbajtësja amerikane USS George H.W. Bush ka mbërritur në rajonin e Lindjes së Mesme, njoftoi ushtria e Shteteve të Bashkuara, duke e çuar në tre numrin e anijeve të mëdha luftarake amerikane që operojnë aktualisht në këtë zonë.
Anija ndodhej “në Oqeanin Indian, në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së, më 23 prill”, thuhet në një postim të komandës ushtarake përgjegjëse për Lindjen e Mesme në platformën X, i cili përfshinte edhe një imazh të anijes me kuvertën e saj të mbushur me avionë luftarakë.
A nënkupton kjo një rinisje të sulmeve amerikane ndaj Iranit? Negociatat ndërmjet palëve kanë qenë të pasuksesshme dhe kjo mund të sjellë një përshkallëzim akoma më të madh të operacioneve ushtarake. Ministri i Jashtëm i Izraelit tha që pret një sinjal nga SHBA për të nisur goditjet ndaj Iranit dhe për ta çuar në “epokën e gurit”, duke cituar presidentin Trump, i cili e kërcënoi vendin me pasoja të rënda nëse nuk i bindej vullnetit dhe projeksionit perëndimor për Lindjen e Mesme.







