×
Friday, August 12, 2022

A do të ketë një plan Marshall për ringritjen e ekonomisë europiane?

April 9, 2020

Nga: Prof.Anastas Angjeli

Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të sillet rrotull “si fantazëm” në mbarë botën,ekonomia e eurozonës duket se po mbërthehet nga recensioni dhe prognozat janë se kriza ekonomike e sociale në këtë zonë po merr përmasa më të mëdha në historinë e saj, që pas luftës së dytë botërore. Ajo që në krizën e 2008-tës u desh tëçonte Greqinë pas gati 8 muajsh në recension,po i çon disa vende në gati 3 javë. Kjo do të thotë se përshpejtimi ipërkeqsimit është shumë mëi shpejtë dhe me pasoja  tërënda. Përpjekjeve për të luftuar pandeminë e koronavirustit duhet t’i shtohen në mënyrë të shumfishuar edhe përpjekjet për të frenuar rënien dhe shtimin e pasojave në ekonomi. Duhet të frenohet rënia e prodhimit,  eksporteve,  turizmit,mbyllja e bizneseve të vogla e të mesme, falimentimi i shumë sektorëve, rritja e papunësisë. Debatet,mendimet e rekomandimet, vazhdojnë. Ka ardhur edhe  propozimi i  Presidentes së  KE, Von Der Leyen, e cila ka pranuar se Europa ka nevojë për një “Plan Marshall”. “Europa ka nevojë për planin e pas Luftës së Dytë Botërore”- ka thënë ajo. Duhen investuar miliarda.

PLANI MARSHALL I PASLUFTES SE DYTE BOTERORE

Por çfarëështë Plani Marshall ipasluftës së dytë botërore? Përse u inicua dhe u zbatuaai? Le të kthehemi pas në kohë, rreth 72-73 vjet më parë kur lufta e dytë botërore sapo kishte përfunduar. Pasojat ishin shkatrimtare. Rreth 60 milionë njerëz humbën jetën. Qytetërimi,infrastruktura, industritë dhe ekonomia europiane ishin shkatëruar.Pasojat sociale po eçonin kontinentin në mjerim, në prag të urisë. Europa duhej rindërtuar.Ishte Sekretari i atëhershëm i Shtetit,(SHBA) George Marshall,(fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 1953) gjatë një fjalimi në Universitetin e Harvardit( Fillimet e planit u shpallën më 5 qershor 1947, por  në 3 prill 1948, ajo u nënshkrua në ligj), i cili bëri publik “Programin për Rindërtimin e Evropës”, të njohur si “Plani Marshall”. Vetëm disa muaj më parë, në mars, Presidenti Harry Truman, kishte përmendur gjatë një fjalimi në Kongres, praktikisht të njejtën ide, atë që më pas u njoh si Doktrina Truman. E vërteta është se George Marshall, propozoi një fond prej 13 miliardë dollarësh, ndihmë për 17 vende për një periudhë katërvjeçare. Vendet që morrën pjesë në Planin Marshall ishin Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania Perëndimore, Britania e Madhe, Greqia, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Turqia. Në fund të fundit, megjithatë, Plani Marshall për rindërtimin e kontinentit të rënuar,ishte jo vetëm si një gjest bujarie, por sipas historianëve edhe për të ndaluar përhapjen e komunizmit nga Bashkimi Sovjetik.

Ky plani do të nxiste integrimin ekonomik europian dhe federalizmin duke krijuar një kombinim të organizimit publik të ekonomisë private të ngjashëm me ekonominë në Shtetet e Bashkuara. Ky riorganizim i ekonomisë evropiane solli fryte pozitive politike dhe ekonomike. Plani Marshall u hartua për të siguruar ndihmë specifike ekonomike për vendet evropiane për të rivitalizuar ekonomitë e tyre duke u fokusuar në krijimin e industrive moderne të pas luftës dhe zgjerimin e mundësive të tyre ndërkombëtare të tregtisë.

Legjislacioni u titullua “ Akti për Bashkëpunimin Ekonomik” dhe programi i ndihmës u quajt “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”. Megjithatë, rimëkëmbja në Europë po përparonte shumë më ngadalë sesa pritej fillimisht nga komuniteti botëror.Plani Marshall u zëvendësua me Planin e Sigurisë së Ndërsjellë në fund të vitit 1951.Sot, Plani Marshall shihet gjerësisht si një sukses. Ekonomia e Evropës Perëndimore u rikthye ndjeshëm gjatë administratës së saj, gjë që gjithashtu ndihmoi në nxitjen e stabilitetit ekonomik brenda Shteteve të Bashkuara. Plani Marshall nxiti me sukses rimëkëmbjen ekonomike në Perëndim, duke përmbushur objektivin e tij “për t’i rikthyer besimin popujve evropianë në të ardhmen ekonomike të vendeve të tyre dhe të Evropës si një e tërë”. Konceptet dhe parimet e Planit Marshall gjithashtu hodhën themelet për programet e ardhshme të ndihmës ekonomike të administruara nga Shtetet e Bashkuara dhe disa nga idealet ekonomike që ekzistojnë brenda Bashkimit Evropian të tanishëm.

PËRPJEKJE PËR NJË “ PLANI MARSHALL PËR RINDËRTIMIN E EUROPËS” NGA  “KORONOEKONOMIA”?

Po pse Europa kërkon një Plan Marshall të Ri në këto momente?Çfarë katë përbashkët kjo situatë?Çfarë ndryshon?

Padyshim që e përbashkët është ajo qëështë më e rëndesishme, më thelbesore. Kriza që po shkakton kjo pandemi shumëdimensionale, shëndetsore,humanitare,sociale,ekonomike,financiare. Natyrisht ndryshime ka. Jemi 72 vjet më vonë. Institucionet ndërkombëtare kanë thuaj po kaq vjet që po funksionojnë me një rol të rëndësishëm ekonomik e financiar, vetë institucionet e BE-së gjithashtu, globalizimi dhe tregtia ndërkombëtare ka karakteristika dhe përmasa të tjera, demokracia funksionale ka përparuar, kërkesat për dimensione sociale  të shoqërisë janë në rritje, teknologjia,inovacioni dhe shkenca po zhvillohen me shpejtësi marramendëse, media e të gjitha formave ka ndikim të madh,etj,etj. Dhe megjithatë, ja ku jemi. Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë të krahasueshme  me ato të pasluftës së dytë botërore.Siç theksoi para pak ditësh Drejtoria Egzekutive eFMN-së “Asnjëherë në historinë e FMN-së ne nuk kemi qenë dëshmitarë të një gjendje të tillë të ekonomisë botërore”. Prandaj një PLAN MARSHALL I RI DUHET.Por, organizimi duket jo i lehtë dhe do të jetë disi ndryshe.Siç u theksua, në Planin Marshall të pasluftës së dytë botërore,rolin kryesor e kishin SHBA, të cilat ishin më pak të paprekura nga kjo luftë. Sot Koronavirusi ka prekur në përmasa të mëdha dhe vetë SHBA. Ndërkohë që tashmë presidenti Trump e ka miratuar Paketën prej 2.2 trilion usd për përballimin e pasojave të pandemisë dhe një ndihmë  për vendet e tjera.Si dhe sa  do të jetë roili iSHBA, direkt apo indirekt përmes  institucioneve ndërkombëtare si FMN,BB?  Po vetë roli BE,BQE, BERZH,BEI,etj? Pra kërkohet : Bashkëpunim, konsensus, dakordesi e formalizim ligjor dhe instrumente të nevojshme për zbatim. Ndërkaq ka ndryshime dhe të përbashkëta në mënyrën e organizimit dhe të veprimit, të shteteve pjesëmarrëse dhe përfituese, të shumave monetare që do të vihen në dispozicion dhe vetë rolin e çdo institucioni. Vështirë që pa pjesmarrjen direkte të SHBA dhe një bashkëpunim perëndimor të gjerë të shkohet drejt Planit të Ri Marshall  të shumëpritur.Por, përpjekjet vazhdojnë. Këtyre përpjekjeve i shtohennismate bashkëpunimit deri në propozimin e “Planit te ri Marshall”për rindërtimin e Europës,nga Presidentja e KE-së, Von der Leyen.Ajo u ka bërë thirrje vendeve të BE të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike nga kriza aktuale e koronavirusit. “Shumë milliarda që duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”, ka deklaruar ajo, duke e quajtur krizën një shans për të përtërirë ndjenjën e bashkësisë midis kombeve të Evropës.

Tanimë jemi në recesion”. Ndikimi ekonomik i pandemisë COVID-19 është “më keq se kriza globale financiare,(e vitit 2008”)… duke shtuar se organizata(FMN) është e gatshme të përdorë “arkën e saj të luftës një trilion dollarëshe” për të ndihmuar më të prekurit.” Ne kemi një arkë lufte prej 1 trilion dollarë  (930 miliardë euro) dhe ne jemi të vendosur të përdorim sa më shumë që të jetë e nevojshme për të mbrojtur ekonominë nga goditjet e kësaj krize”, vazhdoi  ajo. Jane mbi  90 vende që i kanë kërkuar FMN-së mbeshtetje nga  fondet e urgjencës.

Këto reagime,si dhe Marrëveshja Merkel-Makron duket po na çojnë drejt “Një Plani Marshall të Ri”. Koha dhe situata e kërkojnë atë.Është e njohur tashmë marrëveshja Brlin-Paris, mbështetur në treshtylla kryesore dhe vullneti tyre për angazhimin e së pari, Bankës Europiane të Investimeve për krijimin e një fondi garancie për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në likuiditet me kredi deri në 50 miliardë euro. Se dyti, Mekanizmi Europian i Stabilitetit duhet të shtrijë  një linjë krediti në një vlerë deri në 2% të PBS-se të shteteve që e përdorin atë.Se treti,KE ka propozuar një instrument me vlerë 100 miliardë euro,  të destinuar për kompanitë që duhet të paguajnë pagat e punonjësve të cilët në të kundërt rrezikonin të pushoheshin nga puna.

Ng ana tjetër, lidhur me rinstrumentimin e financimit të këtyre parave,”koronobondit, ”vendet e  eurozonës janëpërfshirë në debatin për mënyrën e përballimit  tëtij, këtij “ilaçi të preferuar për përballjen me  “KORONOEKONOMINË”.

 DEBATI VAZHDON

Ka zgjatur 16 orësh diskutimi  i Ministrave te Financave të vendeve anëtare te eurogrupit mbi një marrëveshje për një paketë masash për të ndihmuar qeveritë, kompanitë dhe individët në eurozonë, derisa   kryetari i “Eurogroup”, Mario Centeno duke njoftuar mos arritjen deri tani tënjë marrëveshjeje theksoise “Unë pezullova takimin e Eurogroup dhe ne do të vazhdojmë sërish nesër”. Po cfarë po diskutojnë konkretisht Ministrat e Financave dhe për cfare nuk po dakortësohen deri tani?

Duket se gjithmonë e më shumë debati po bëhet në lidhje me hapat që duhet të ndërmarrë Bashkimi Evropian në tërësi por edhe Eurozona në vecanti në lidhje me përballimin e krizës se pandemisë. Duhet që cdo shtet të veprojë i vetëm qoftë në aspektin e politikave shëndetësore ashtu edhe atyre ekonomike dhe financiare apo duhet që Bashkimi Evropian ti japi kuptim thelbësor vlerave mbi të cilat është ndërtuar?

Debati dhe përplasja më e madhe e ditëve dhe javëve të krizës së pandemisë,dhe padyshim edhe takimit te djeshem  është ajo që lidhet me të ashtuquajturat“coronabonds”. Kjo gjë  nuk ka të bëjë në thelb,thjeshte, me financimin e nevojave imediate që qeveritë e Eurozonës kanë për përballimin e pandemisë. Cështja është cfarë do të ndodhë në periudhën kur pandemia të ketë kaluar por duke lënë pas ekonomi me probleme të mëdha. Ekonomi të cilat do të kenë nevojë për shpenzime të mëdha publike, investime të mëdha, gjë që do të shkaktojë në mënyrë të pashmangshme deficite buxhetore të larta dhe borxhe te medha. Cfarë do të ndodhë me ekonomitë e brishta të Eurozonës sidomos në Evropën Jugore të cilat gjenden në një situatë të rëndë si pasojë e masave shtrënguese të 10 viteve të kaluara? Italia, Greqia, Spanja, Portugalia, Qipro por jo vetem,  nuk kanë më hapësira fiskale dhe rregullat financiare të imponuara nga Brukseli janë jo vetëm strikte por konsiderohen nga disa vende anëtare më të rëndësishme se çfarëdo politike tjetër e zhvilluar në nivel europian.Do të jete ky një borxh i BE-së  apo i çdo shteti?Ky është,pra, edhe problemi kryesor me të cilën përballet sot Bashkimi Europian në nivel politik dhe institucional dhe Eurozona në veçanti në lidhje me Corona bondet. Kjo u kundërshtua(deri tani) nga një pjesë e vendeve që Europës veriore(Gjermania,Hollanda). Sigurisht që vendet  të cilat do të kenë problem do të mund të drejtohen edhe  ESM-së (European Stability Mechanism) për kredi. Sidoqoftë kur pandemia të ketë kaluar këto kredi do të fillojnë të rëndojne borxhin shtetëror të këtyre shteteve, pra edhe pse kushtet e këtyre kredive mund të jenë shumë të mira, mund të jenë me interes zero ose me kohë shumë të gjatëshlyerje, përsëri ato do të rëndojnë borxhin publik të shteteve përkatëse.

Po a do të merret vendimi në lidhje me coronabondet.?Sic theksova më sipër dicka e tillë u kundërshtua nga një pjesë e vendeve që Evropës veriore  që konsiderojnë se një veprim i tillë(coronobondi i emetur per llogari te BE-se)  do të ishte në thelb një zhvendosje e fondeve nga vendet e pasura drejt atyre më të varfëra,duke risjell ne skene “përplasjen Europë e Veriut me Europen Jugore). Këto dhe  çeshtjet e tjera dhe dhe tre shtyllat e marrëveshjes Merkel –Macron? Këto dhe disa çeshtjet e tjera  që janë në tryezen e Eurogrupit do të  vazhdojnë në këtë debat maratonë.Kështu kërkohet konsensusi të forcohet mekanizmi i ESM-së dhe të mundësohet dhënia e kredive me interest ë ulët (sic përmenda më sipër). Masa tjetër do të jetë një marrëveshje për dhënien e garancive të një niveli prej 25 miliardë Eurosh Bankës Evropiane të Investimeve në mënyrë që kjo e fundit të  mund të rrisë kreditimin e saj me rreth 200 miliardë Eurosh që i shtohen 40 miliardëve të cilat janë tashmë në funksionim. Masa e tretë do të jetë mbështetjes së një plani të Komisionit Evropian për të thithur 100 miliardë Euro në këmbim të garancive nga 27 vendet anëtare në mmënyrë që të subvencionohen ndërmarrjet të cilat do të ulin orët e punës për punonjësit e tyre, në vend që ti pushojnë nga puna. Gjithashtu është e mundur që të pranohet edhe një plan i Komisionit për krijimin e një fondi mbështetës i cili do të ofrojë subvencione për produkte mjekësore.

 Gjithmonë kriza të tilla të mëdha i vendosin shoqëritë, sistemet ekonomike dhe ato politike përballë sfidave të mëdha. Sfida që kërkojnë vullnet politik, vendosmëri, ndryshime mënyrash të menduari, tejkalim të stereotipeve dhe paragjykimeve.  Le te Presim…

KOHA PER “PLANIN B”PERBALL KORONOEKONOMISE.

Ne kete “klime te eurogrupit”,tek ne ,“Plani A”i mbeshtetjes  seQeverise eshte ne zbatim e siper dhe po konkretizohet(shto ketu dhe dy VKM e fundit per garancine e kredise se bankave te nivelit te dyte per kredite dhe marreveshjen e kredise se bankave me bisnesin)  per te permbushur objektivat e vet ndaj efekteve shendetsore dhe  ekonomike e sociale te pandemise se koronavirusit,pandemia ,edhe pse kurba ne renie, vazhdon.Pasojat ne ekonomi jane prezent,renia ekonomike vazhdon.Zhvillemet dhe pasojat jane dinamike.Shtetet e goditura nga kjo krize,edhe pse goditjet jane ne permasa me te medha,po hedhin ne veprim “Paketat  Financiare”.Dje Kryeministri Italian paraqeti “Paketen Financiare” ne mbeshtetje te ekonomise italiane,tashme ne recension,Greqia para disa ditesh,gjithashtu.Institucionet nderkombetare,FMN,BB,OECD, dhe ato te BE-se,KE,BQE,BEI,BERZH,po ndjekin me dinamizem dhe po afrojne paketat e tyre  mbeshtetese.Kjo do te thote se “MOMENTI I NDERHYRJES” me mbeshtetje per te injektuar ekonomine eshte shume I rendesishem.Pershpejtimi per miratimin dhe fillimin e zbatimit te Planit B ,eshte me rendesi per frenimin e renies ekonomike. Kjo kërkon një rivlerësim të treguesve dhe situatës makroekonomike te vitit 2020,rivleresim I prioriteteve te zhvillimit dhe ndryshimet strukturore,vazhdimesine e Programit të Rindërtimit, investimet publike, qëndrimin ndaj politikave mbështetese ndaj biznesit dhe punësimit. Zvogëlimi i rreziqeve dhe presioneve fiskale, afatshkurtër, afat mesëm e sidomos afatgjatë  mbi qëndrushmerinë dhe konsolidimin fiscal. Gjithashtu,  menaxhimi eficient i buxhetit që lidhet me përmirësimin e menaxhimit të kredive, garancive, detyrimeve të mundshme dhe transaksionet e tjera të tij, si dhe reflektimin në të ardhura të rënieve në tremujoret e tjerë dhe të hyrat nga borxhi i ri, ndihmat e donacionet.Të gjitha këto na diktojnë  që një  Akt  tjeter Normativ  për Ndryshimet në Buxhet “ të mundesohet më herët” se fundi i 6-të mujorit të pare,se paku e  harmonizuar kjo me Kohen e relizimit te eurobondit ne tregjet nderkombetare..

Padyshim qe ne  kete “Plan B”duhet konsideruar si prioritare nga njera ane”dhenia e garancive financiare per mbeshtetjen e shendetsise ,nga ana tjeter, te sigurohet funksionimi I mjedisit ekonomik.Kjosepse pandemija vazhdon dhe ekonomia po perkeqsohet.Pranfaj ,gardualisht dhe pjeserisht disa sektore, te ekonomise me peshe duhet ti kthehen punes teresisht apo jo(pa rrezikuar perhapjen e pamdemise).Vazhdimi I subvencionimit te pages per nje periudhe ,per disa sektore,(sic po veprohet me Planin A) per investime e mbeshtetje sidomos ne sektoret e goditur si turizem ,transport,eksportet,sherbime , bujqesi, etj,kthehen ne domosdoshmeri,jovetem per nevojen per zhvillim dhe per punesim.

Ndërkaq duhet të përgatitemi për të nesermen, për një vizion  të ri të zhvillimit ekonomik, një sitem të ri sigurie, ku sistemi yne shëndetsor i konsoliduar(sic po e deshmon vveten) duhet të jetë pjesë e tij. Dhe ketu duhet te filloj dhe lidhja jone me “Planin e ri Marshall”.Nga njera ane me shume bashkpunim dhe sigurim mbeshtetje nga “Plani i Ri Marshall per Europen, sepse kjo permireson pozitivisht, raportet me faktorin ekonomik me jashte (sidomos  me Italine e greqine)”dhe nga ana tjeter,nje kursi iri ekonomik e social, ne programin e brendshem per periudhen postkoronavirus.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments