×
Tuesday, July 7, 2026

Rama në samitin e NATO-s në Ankara, takim me Rutte dhe Erdoğan

July 7, 2026


Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, ku do të mblidhen krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve aleate për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe të ardhmen e Aleancës.

Rama do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni shqiptar.

Në kuadër të samitit, kryeministri shqiptar do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ndërsa do të marrë pjesë edhe në sesionin e punimeve me liderët e vendeve anëtare të Aleancës.

Një ditë më pas, Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje me interes të përbashkët.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në samitin e Ankarasë rikonfirmon angazhimin e vendit si një aleat aktiv dhe i besueshëm në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

Samiti i këtij viti pritet të fokusohet në rritjen e investimeve për mbrojtjen, mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, forcimin e kapaciteteve ushtarake të Aleancës dhe përballimin e sfidave të reja të sigurisë në rajonin euroatlantik.




Comments are closed.