×
Thursday, June 25, 2026

Fondacioni Domi rikonstrukton palestrën e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, investim për mirëqenien e 40 fëmijëve

June 25, 2026


Tiranë – Fondacioni Domi ka përfunduar rikonstruksionin dhe pajisjen me mjete sportive moderne të palestrës së Shtëpisë së Fëmijës Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, duke transformuar një hapësirë jo funksionale në një ambient bashkëkohor, të sigurt dhe argëtues për fëmijët që jetojnë në këtë institucion.

Investimi përfshiu rikonstruksionin e plotë të ambienteve sportive, pajisjen me mjete moderne për aktivitet fizik dhe lojëra, si edhe krijimin e kushteve optimale të ngrohjes dhe ftohjes. Falë kësaj ndërhyrjeje, rreth 40 fëmijë do të kenë tashmë mundësi të zhvillojnë aktivitete sportive dhe rekreative në një mjedis të përshtatshëm për nevojat e tyre.

Presidenti i Fondacionit Domi, Dervish Domi, u shpreh se ky projekt ka një vlerë të veçantë njerëzore dhe sociale.

“Jam shumë i lumtur që kemi mundësinë të kontribuojmë për këta fëmijë. Historia ime personale më bën ta kuptoj më mirë rëndësinë e mbështetjes dhe solidaritetit. Kjo nuk do të jetë ndihma e fundit që do të ofrojmë për ta,” tha ai.

Drejtoresha e institucionit, Valbona Imeraj, vlerësoi mbështetjen e Fondacionit Domi, duke theksuar se investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të fëmijëve.

Ndërkohë, Zv. Presidenti i Atlas Corporation, Aurel Domi, deklaroi se kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm social të Fondacionit Domi dhe se projekte të ngjashme do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Fondacioni Domi operon në kuadër të përgjegjësisë sociale të grupit Atlas, duke koordinuar kontributet e kompanive të grupit në mbështetje të komuniteteve në nevojë dhe shtresave vulnerabël në Shqipëri.

Përmes këtij investimi, Fondacioni Domi synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin fizik, social dhe emocional të fëmijëve, duke u ofruar atyre një hapësirë dinjitoze ku të luajnë, të mësojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme me bashkëmoshatarët e tyre.




Comments are closed.