Zgjedhjet pa rivalë në PD, Sali Berisha voton për veten: “Proces shembullor!” dhe sulmon Salianjin: Përfaqësues i krimit!
May 23, 2026
Në garën pa rivalë në Partinë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në qendrën e votimit dhe ka votuar për veten, në një proces ku ai është i vetmi kandidat.
Për gazetarët ai tha: “Së pari, përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në gjithë Shqipërinë në një proces shembullor. Në një proces në të cilin në mënyrën me demokratike, i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Ftoj demokratët e tjerë të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor”.
Berisha rezervoi edhe një sulm për ish-deputetin, Ervin Salianji, i cili kishte publikuar disa fletë votimi në të cilat demokratët kishin shkruar emrin e tij. Berisha artikuloi akuzat për lidhjen e tij me personazhe të botës së krimit.







