×
Friday, May 22, 2026

Travel Off Path: Ksamili mes plazheve më të bukura “sekrete” në botë

May 22, 2026


Revista amerikane e udhëtimeve ka renditur disa nga plazhet më të bukura “off-path” në botë, destinacione larg turizmit masiv që po tërheqin gjithnjë e më shumë udhëtarë në kërkim të eksperiencave autentike.

Në këtë listë bie në sy edhe, i cilësuar si “Maldivet e Shqipërisë”, një destinacion që vitet e fundit po fiton vëmendjen e turistëve europianë.

Sipas artikullit, jo çdo plazh është i njëjtë dhe jo çdo ishull mesdhetar mund të krahasohet me destinacionet e famshme si Santorini. Shqipëria, megjithatë, po shfaqet si një alternativë surprizuese, falë çmimeve të përballueshme, historisë dhe vijës bregdetare mbresëlënëse.

Ksamilit i njihet uji kristal i pastër dhe ishujt e vegjël përballë bregut, ku mund të shkosh lehtësisht edhe me not. Ndryshe nga destinacionet luksoze, këtu vizitorët gjejnë beach club-e plot jetë, ushqim të freskët deti dhe një atmosferë të gjallë verore.

Në listën e destinacioneve “sekrete” përfshihen gjithashtu edhe vende të tjera të jashtëzakonshme si në Francë, një alternativë më e qetë dhe autentike krahasuar me rivierën e mbipopulluar, si dhe, një perlë bregdetare në Azi që shpesh neglizhohet nga turistët.

Ndër destinacionet në rritje përmendet edhe, i njohur për valët perfekte për surf, si dhe, një nga vendet më misterioze në botë, i famshëm për statujat gjigante “moai”.

Ky renditje konfirmon një trend të ri në turizëm: udhëtarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë destinacione autentike dhe më pak të eksploruara, ku përvoja është më e vërtetë dhe larg turmave.




Comments are closed.