×
Wednesday, May 20, 2026

Eric Wendt para Senatit amerikan për konfirmim si ambasador i SHBA në Shqipëri

May 19, 2026


I nominuari nga presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të paraqitet nesër në orën 16:00 përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, në kuadër të procesit të konfirmimit të tij.

Gjatë seancës dëgjimore në Senati i Shteteve të Bashkuara, pritet të diskutohen prioritetet kryesore të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, me fokus në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Eric Wendt ka një karrierë mbi 34-vjeçare në ushtrinë amerikane. Ai është ish-gjeneral me tre yje dhe ka shërbyer si komandant i forcave speciale të NATO, duke mbajtur detyra të rëndësishme në operacione ushtarake në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Ai konsiderohet një figurë me përvojë të gjerë në çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit ushtarak, veçanërisht në kuadër të aleancave strategjike të SHBA-së.




Comments are closed.