Netanyahu akuzon BE-në për “falimentim moral” pas vendosjes së sanksioneve
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimi Evropian për të vendosur sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregu Perëndimor, si dhe ndaj grupit militant Hamas.
Në një deklaratë zyrtare, Netanyahu e cilësoi këtë vendim si një “falimentim moral”, duke pretenduar se BE-ja po vendos në të njëjtin nivel qytetarët izraelitë dhe militantët e Hamasit.
“Ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë punën e ndyrë të Evropës duke luftuar për qytetërimin kundër të çmendurve xhihadistë në Iran dhe gjetkë, Bashkimi Evropian ka ekspozuar falimentimin e tij moral”, deklaroi ai.
Netanyahu kundërshtoi gjithashtu sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në Bregu Perëndimor, të cilit iu referua me emrin hebraik “Judea dhe Samaria”.
“Sanksionimi i hebrenjve për shkak se jetojnë në Jude dhe Samari është i papranueshëm”, u shpreh ai.
Sipas kreut të qeverisë izraelite, përpjekjet e Bashkimi Evropian për të vendosur masa ndëshkuese ndaj civilëve izraelitë janë “një tjetër shenjë dobësie” dhe nuk do të kenë sukses.
Këto zhvillime theksojnë tensionet në rritje mes Izraelit dhe Bashkimit Evropian lidhur me situatën në territoret palestineze.







