Rusia rifillon sulmet ajrore në Kiev pas përfundimit të armëpushimit
Sulmet ajrore ruse nisën në orët e para të mëngjesit në Kiev, menjëherë pas përfundimit të armëpushimit tre-ditor, bëri të ditur kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Timur Tkachenko.
“Dronë të armikut janë aktualisht mbi Kiev. Ju lutemi qëndroni në strehimore derisa të hiqet alarmi. Mund të ketë zhurmë”, deklaroi ai, duke iu referuar një droni që u rrëzua në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Obolonskyi.
Ky është alarmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin ukrainas që nga 8 maji, kur kishte hyrë në fuqi armëpushimi tre-ditor, i shpallur nga Donald Trump.
Gjatë periudhës së armëpushimit, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Kiev ka akuzuar ushtrinë ruse për sulme me dronë në pjesën lindore të vendit, ndërsa Rusi ka akuzuar forcat ukrainase për sulme në rajonin e Belgorod.
Rifillimi i sulmeve tregon për një përshkallëzim të ri të situatës, ndërsa tensionet mes palëve vijojnë të mbeten të larta pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm.







