×
Monday, May 4, 2026

Carney në EPC: Evropa dhe Kanadaja nuk janë të dënuara të pranojnë një rend “brutal” global

May 4, 2026


Evropa dhe Kanadaja nuk janë “të dënuara” të durojnë një rend ndërkombëtar “brutal”, ka deklaruar sot kryeministri kanadez Mark Carney gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Armeni.

“Ne nuk besojmë se jemi të dënuar t’i nënshtrohemi një bote më transaksionale, izoluese dhe brutale, dhe takime si ky na ofrojnë një rrugë tjetër”, tha Carney.

Ai është i ftuari i parë jo-evropian që merr pjesë në një samit të EPC-së, duke e cilësuar këtë format si një mundësi për bashkëpunim më të gjerë mes partnerëve ndërkombëtarë dhe për ndërtimin e një qasjeje alternative ndaj sfidave globale aktuale.




Comments are closed.