×
Monday, May 4, 2026

Zelensky në EPC: “Evropa duhet të jetë në tryezën e çdo negociate me Rusinë”

May 4, 2026


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se fokusi kryesor i aleatëve duhet të jetë skenari nëse Rusia nuk e përfundon luftën, duke theksuar nevojën për vazhdimin e presionit ndërkombëtar dhe për arritjen e paqes.

“Ne duhet të përqendrohemi në atë që do të bëjmë nëse Rusia nuk e përfundon këtë luftë. Ne duhet të vazhdojmë presionin dhe kemi nevojë për paqe”, deklaroi Zelensky.

Ai i bëri këto komente gjatë hapjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë, ku u ndal edhe te procesi diplomatik për përfundimin e konfliktit.

“Sigurisht, ky është përparësia kryesore. Ne duhet të gjejmë një format diplomatik të realizueshëm dhe Evropa duhet të jetë e pranishme në tryezën e bisedimeve në çdo negociatë”, u shpreh ai.

Zelensky shtoi se Ukraina është në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se qëndrimet e tyre janë të qarta, por theksoi rëndësinë e një qasjeje të unifikuar evropiane.

“Ne jemi në kontakt me Shtetet e Bashkuara dhe i kuptojmë pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre, por do të ishte e dëshirueshme të zhvillojmë një zë të përbashkët evropian për bisedime me rusët”, tha presidenti ukrainas.




Comments are closed.