×
Monday, May 4, 2026

Pas aksidentit tragjik në Durrës, Policia e Shtetit pezullon drejtuesit e DVP Durrës

May 4, 2026


Pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme administrative ndaj drejtuesve lokalë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur pezullimin nga detyra për performancë të dobët të disa zyrtarëve të lartë të Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Mes tyre përfshihen:

  • Drejtori i DVP Durrës, Afrim Tafa
  • Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Zija Sulaj
  • Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo

Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një grup ekspertësh nga Drejtoria e Policisë Rrugore për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit në terren.

Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim disiplinor për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi institucionale apo individuale nga ana e punonjësve të policisë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka rikthyer në fokus çështjen e sigurisë rrugore në vend.




Comments are closed.