×
Monday, May 4, 2026

Nis samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni, Rama mes liderëve pjesëmarrës

May 4, 2026


Në Yerevan, Armenia ka nisur sot takimi i 8-të i Komunitetit Politik Europian, ku merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti një natë më parë në kryeqytetin armen, së bashku me figura të rëndësishme ndërkombëtare si Mark Rutte dhe Giorgia Meloni.

Samiti zhvillohet nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë” dhe bashkëkryesohet nga António Costa dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan.

Në këtë takim marrin pjesë 48 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Europian, vendet e Ballkanit si Kosova dhe për herë të parë edhe Kanadaja si shtet jo-evropian.

Axhenda e samitit përfshin ceremoni hapjeje, seanca plenare, diskutime në tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe mes liderëve, ndërsa në përfundim pritet një deklaratë për shtyp.

Komuniteti Politik Europian është mbledhur shtatë herë më parë, përfshirë edhe samitin e mbajtur në Shqipëri më 16 maj të vitit të kaluar, ndërsa takimi i radhës është planifikuar të zhvillohet në Irlandë në nëntor 2026.




Comments are closed.