×
Sunday, April 26, 2026

Balla nga Kavaja: Të ndalet çdo ndotje në përroin e Leshniqes dhe të merren masa ndaj ndotësve

April 26, 2026


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, sëbashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, inspektuan nga afër Prroin e Leshniqes, në Kavajë. 

Gjatë inspektimit në terren, Balla theksoi nevojën për pastrimin e këtij prroi dhe ndalimin e ndotjes nga mbetjet e hedhura në mënyrë të paligjshme. Ai nënvizoi se ndërhyrja në kohë është thelbësore për të ruajtur ekuilibrin mjedisor dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e zonës, veçanërisht për komunitetin e peshkatarëve që e përdorin atë.

“Duhet të ndalet çdo ndotje dhe të merren masa konkrete ndaj atyre që hedhin mbetje. Me pak punë, kjo zonë mund të kthehet në një hapësirë të përshtatshme për shëtitje dhe rekreacion për banorët,” u shpreh Balla.

Balla gjithashtu ngriti shqetësimin për ndotjet e mundshme nga mbetjet të shkaktuara nga operatorë të ndryshëm, duke kërkuar kontroll më të rreptë dhe bashkëpunim institucional për të parandaluar situata problematike.

Ai shprehu besimin se strukturat përgjegjëse të mjedisit do të vijojnë punën në bashkëpunim me organet përkatëse për të garantuar që gjendja aktuale, e qëndrueshme në muajin prill, të ruhet edhe gjatë verës, pavarësisht luhatjeve të nivelit të ujit.




Comments are closed.