×
Wednesday, April 22, 2026

Lavrov: Irani është i bllokuar nga premtime të rreme

April 21, 2026


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi se Moska e sheh Iranin si të “bllokuar nga premtime të rreme”, duke iu referuar edhe marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, Lavrov tha se Rusia sheh si pretendimet ashtu edhe premtimet në bisedimet SHBA–Iran, por pa fakte konkrete.

“Ne shohim qëndrimin e Iranit, i cili me të drejtë argumenton se është gjendur i bllokuar nga premtime të rreme, përfshirë vetë Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit”,u shpreh ai, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2015 që kufizonte programin bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Lavrov theksoi gjithashtu se Rusia po ndjek nga afër zhvillimet rreth mundësisë së bisedimeve të reja, përfshirë ato në Pakistan, duke paralajmëruar se “situata mund të ndryshojë rrënjësisht disa herë brenda 24 orëve”.

Ai shtoi se, nëse përpjekjet aktuale mes Teheranit dhe Uashingtonit çojnë në një marrëveshje të ngjashme me atë të vitit 2015, kjo do të përbënte “një sukses të madh”.




Comments are closed.